Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës, janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë

Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës, janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë

Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili u mblodh  në një seancë të rregullt plenare, duke shkaktuar kaos. Garda e Republikës vendosi gardh metalik pranë hyrjes kryesore në ndërtesën e Kuvendit, për ta parandaluar hyrjen e 24 deputetëve të opozitës, të cilët janë të përjashtuar përkohësisht nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit. Kuvendi i nisi punimet me deputetët e shumicës dhe me një grup të vogël deputetësh opozitarë. Por, seanca u ndërpre, pasi deputetja opozitare, Elda Hoti, hodhi një lëndë që ajo tha se ishte “aromatizues”. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kërkoi përjashtimin nga seanca të tre deputetëve të opozitës, pasi ata gjithashtu grumbulluan karrige para foltores për ta penguar punën, dhe kërkoi të verifikohet se çfarë ishte lënda që hodhi deputetja, pas dyshimeve se bëhej fjalë për benzinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin,  ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar  se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …