Pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë kanë filluar të nënshkruajë një peticion për largimin e ambasadorit Amerikan, Grew Delawie, i cili në mënyrë ekstreme ka dënuar dhe dënon çdo veprim të deritanishëm të opozitës, duke i dhënë përkrahje pa kufi Qeverisë së korruptuar të Kosovës dhe të gjitha lëshimeve që ajo i ka bërë Serbisë. Peticionin, thuhet se e ka iniciuar, ish ushtari i UÇK-së, Roland Bartezko, i cili nga një Gjykatë e UNMIK-ut ka qenë dënuar 23 vjet burg për shkak të sikur shkruhej në aktakuzë, një sulmi në zyrën e Serbisë në Prishtinë, në vitin 2001, të cilën UNMIK-u e kishte lejuar të funksiononte. Roland Bartezko, i njohur në Kosovë si “Shabani” i UÇK-së ka qenë luftëtar i mirënjohur dhe ka mbajtur dënimin me burg ashtu sikur qindra luftëtarë dhe eprorë të UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …