Pjesëtarët e njësive të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së kanë realizuar trajnimin “Simboli i ujkut”. Ata kanë demonstruar shkathtësitë e tyre taktike dhe të mbijetesës përmes testimeve fizike, ligjëratave, aktiviteteve sulmuese, repelimit sfidues, reagimit ndaj kontaktit, kalimit të pengesave ujore në ujin e akullt dhe operacionin final 72 orësh dhe 110 kilometra marshim në këmbë me 30 kilogramë pajisje ushtarake. “Simboli i ujkut” është njëri ndër trajnimet më të avancuara dhe sfiduesi për pjesëtarët e FSK-së ku kërkohet operim ekip me mbështetje dhe motivim të njëri tjetrit për të arritur përfundim të suksesshëm të trajnimit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …