Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit, Zijadin Hoxha, nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka reaguar i akuzuari, Pjetër Shala. Ai tha se Gjykata Speciale është me renome botërore dhe jo për të shfaqur skenarë të filmave. Dëshmitari, Zijadin Hoxha, tha për mua: është i panjohur nuk e njoh. Dje ka thanë, ka qenë në formë private. Kaq pata, ju falënderoj, tha Pjetër Shala. Lidhur fjalën e tij gjë reagoi edhe kryetarja e trupit gjykues, Mappie Folia e cila ia tërhoqi vërejtjen Pjetër Shalës që të ketë kujdes. Zotëri Shala, kjo që thoni ju nuk qëndron hiç, kështu që ju lutem keni kujdes kur e thoni në këtë mënyrën siç e thatë ju. Trupi gjykues e vlerëson këtë relevante që këto pyetje të bëhen, kështu që nëse neve na duhen si relevante dhe të rëndësishme këto pyetje, vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha ajo. Dëshmitarit. Zijadin Hoxha iu prezantuan edhe disa fotografi ku shihej edhe një këmishë e varur për të cilën prokurori pyeti atë nëse ka kaluar në derën që shihej në atë fotografi. Për mua për vitin 1999 ky ambient ishte faktikisht i panjohur, nuk kam kaluar asnjëherë asaj rruge tha dëshmitari Hoxha, duke u përgjigjur disa herë në pyetjet e prokurorit lidhur me këto pamje. Hoxha tha se të plagosurit nga beteja në Goruzhup i kanë intervistuar shokët e tij. Me ta janë marrë Ismet Thaçi dhe Latif Zejnullahu dhe se këtë gjë sipas tij e kanë bërë për të mbetur si dëshmi dhe jo për ndonjë qëllim tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …