Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Pjetër Shala: Kërkoj drejtësi të paanshme, nuk kërkoj mëshirë, por vetëm gjykim të drejtë

Në fjalimin përfundimtar prej 15 minutash, të paraqitur  para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, i pandehuri, Pjetër Shala, ka shprehur zhgënjimin e tij për akuzat që i janë ngritur dhe ndikimin që kanë pasur në jetën e tij dhe të familjes. Ai theksuar se ka pasur një jetë të thjeshtë dhe të respektuar, Shala ka kritikuar disa dëshmi kundër tij dhe ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e tyre. Ai ironizoi disa dëshmi, duke vënë në dyshim autenticitetin e tyre dhe duke përmendur se dëshmitë  redaktuara  nuk janë të plota. Pjetër Shala përfundoi duke kërkuar drejtësi të paanshme, duke theksuar se nuk kërkon mëshirë, por gjykim të drejtë. Aktgjykimi kundër tij pritet të shpallet brenda dy muajsh.

Kontrolloni gjithashtu

Andrea Abodi: Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në fushën e sportit

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi ka deklaruar se Italia është e gatshme t’i ofrojë …