Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij ka apeluar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila e dënoi me 18 vjet burg për krime lufte. Shala ka kërkuar që ky vendim të shfuqizohet, të kthehet në rigjykim rasti ose edhe nëse është e nevojshme, të vendoset një dënim më i përshtatshëm. “Në dritën e natyrës dhe ndikimit të gabimeve të ligjit, faktit dhe dënimit, si dhe të padrejtësive që i janë shkaktuar të drejtave të Z. Shala për një proces të drejtë, mbrojtja me respekt kërkon nga Paneli i Apelimit që të shfuqizojë dënimet e vendosura nga Paneli i Gjykatës dhe/ose të kthejë rastin për rigjykim dhe/ose, nëse është e nevojshme, të vendosë një dënim të përshtatshëm”, thuhet në dokumentin e mbrojtjes, , raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas pikës 14 të këtij dokumenti, mbrojta e apeloi dënimin prej 18 vjetësh pasi konsideron se ai është i tepruar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …