Luftëtari i lirisë së Kosovës, Pjetër Shala, i cili akuzohet nga Gjykata Speciale krime lufte, në seancën ku është mbajtur fjala hyrëse e mbrojtjes u deklarua i pafajshëm. Para trupit gjykues, ai tha” Asnjëherë në jetën time nuk kam bërë atë që më ngarkohet këto janë të panjohura për mua. Unë kam qenë vetëm një luftëtar, unë kam luftuar kundër një makinerie policore-ushtarake, të një regjimi kriminal të Millosheviqit por kurrë kundër civilëve. Nëse është qëllimi i këtij institucioni të më dënoni pse kam luftuar për lirinë e popullit tim dhe vendit tim, në rregull, por jo në këtë mënyrë, të njollosem, të baltosem, këto nuk janë metoda tona, nuk është metodë e imja dhe asnjë ushtari të UÇK-së. Ne nuk kemi luftuar kundër civilëve as nuk kemi pasur të bëjmë asgjë. Deklarata e Pjetër Shalës, me kërkesë të mbrojtjes është bërë pa betimin e tij para trupit gjykues. Seanca e radhës në këtë rast është caktuar për 27 mars ku do të vazhdohet me paraqitjen e provave. Luftëtari i lirisë Pjetër Shala po mbahet në Qendrën e paraburgimit në Hagë, prej marsit të vitit 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …