Pjetër Shala

Pjetër Shala, përveç 18 vjet burg është urdhëruar nga gjykata, për zhdëmtim të ‘viktimave’ në shumën prej 208 mijë eurove

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dënuar për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, është urdhëruar për zhdëmtim të viktimave të tij në shumën prej 208 mijë eurosh. Shala ishte dënuar me 18 vjet burg më 16 korrik nga Gjykata e Specializuar për krime lufte e Kosovës, me seli në Hagë. Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave, dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë. Sipas Gjykatës, viktimat kanë qenë kryesisht shqiptarë të Kosovës, që kanë pësuar dëme nga shqiptarë të tjerë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …