Avokati i Pjetër Shalës, ka deklaruar se të mbrojturit të tij, iu kanë shkelur të drejtat humanitare kur është intervistuar dy herë në Belgjikë, një herë në vitin 2016 dhe pastaj në vitin 2019. Kjo ka ngjallur polemikë me Prokurorinë Speciale. Çështja është dërguar për konsultim në Gjykatën e Apelit, e cila ka marrë një vendim jo krejtësisht të qartë. Në parashtresë, avokati i Pjetër Shalës thotë se ish-eprorir të UÇK-së gjatë kohës sa është intervistuar në Belgjikë nuk iu është treguar se në çfarë cilësie po pyetet dhe nuk iu është përmendur e drejta për përfaqësim ligjor falas. Shala argumenton se ai nuk ishte informuar siç duhet dhe në mënyrë adekuate për të drejtën e tij për t’u ndihmuar nga një avokat dhe për të drejtën për përfaqësim ligjor falas si para ashtu edhe gjatë intervistës. Ai pohon se vlerësimi nëse i akuzuari është mjaftueshëm i informuar për këtë të drejtë kërkon aplikimin e një testi subjektiv dhe se trupi gjykues nuk ka vlerësuar se ai ka të përfunduar vetëm arsimin e mesëm të ulët”, është thënë në parashtresë. Ndërkohë, Zyra e Prokurorit, ka thënë se Shala është informuar siç duhet para secilit intervistim dhe se ai i kishte kuptuar të drejtat e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …