Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshurave të mëdha të shiut që kanë përfshirë vendin. Përmes një kumtese për medie, Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion. “Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat e shiut ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë’, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …