Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm renda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë evidentuar 50 aksidente. Si pasojë e këtyre aksidenteve, një person ka humbur jetën, në 23 aksidente tjera ka pasur të lënduar ndërsa në 26 aksidente tjera, nuk ka pasur të lënduar. Policia e Kosovës gjithashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 36 tiketa trafiku për kundërvajtësit e rregullave të komunikacionit. Ekspertët e komunikacionit kanë thënë se shkaktar i shumicës së aksidenteve është shpejtësia e madhe. Ata kanë kërkuar vëmendje më të madhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …