leoni

PK: Në manifestim morën pjesë 2000 vetë

Pas përfundimit të protestës së partive
opozitare, Policia rajonale e Pejës ka bërë me dije se manifestimi ka kaluar pa
asnjë incident. Sipas njoftimit të Policisë, manifestimi në sheshin ‘Shkelzen
Haradinaj’ zgjati rreth 50 minuta. “G
jatë tërë kohës nuk është raportuar asnjë incident i cili do
të ndikonte në rrjedhën e protestës, në rend dhe siguri. Sipas vlerësimeve,
pjesëmarrja e qytetarëve në ketë protestë ishte rreth 2000 pjesëmarrës”,
njofton komunikata e Policisë së Kosovës. Ndërkohë, partitë opozitare nesër do
të vazhdojnë me manifestimin e radhës kundër Zajednicës dhe Demarkacionit, që
do të mbahet në qytetin e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …