PK reagon: Asnjë stacion nuk ka refuzuar uniformën e re

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj një shkrimi të afishuar
në medie, në bazë të të cilit pretendohet se stacionet policore në pjesën
veriore të vendit, me urdhër të Kralevës, kanë refuzuar të veshin uniformat e
reja.  Në komunikatën drejtuar medieve,
Policia bën të ditur se furnizimi me uniforma të reja është përmbyllur në
rajonin e Prishtinës dhe të Ferizajt, por ende jo në rajonin e Mitrovicës. “Uniforma
e re e Policisë së Kosovës nuk është refuzuar nga asnjë Drejtori, Stacion apo
zyrtar policor dhe e njëjta bartet nga të gjithë zyrtarët policor të cilët janë
pajisur me uniformë të re deri më tani. Të gjithë zyrtarët policor që bartin
uniformën e re tash e disa muaj lëvizin dhe veprojnë në të gjithë territorin e
vendit, duke përfshirë edhe veriun e vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …