PK sqaron arsyet e arrestimit të aktivistit të VV-së

Policia
e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Vetëvendosjes, pas arrestimit të
aktivistit, Artan Abrashi. Në një kumtesë drejtuar medieve, Policia sqaron se
arrestimi është kryer pasi që ka pasur urdhër-arrest për një gjë të tillë. “
Ju
informojmë se për të akuzuarin e njëjtë ka pasur urdhëresë nga gjykata
kompetente për sjelljen e tij për shkak të veprës penale ‘pjesëmarrje në turmë
që kryen vepër penale dhe huliganizëm’ si dhe ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë
kryerjes së detyrave zyrtare’. Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të
ligjit garanton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se përveç detyrave
dhe përgjegjësive që ka në mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës dhe zbatimit
të ligjeve të aplikueshme, jemi në funksion aktiv të ruajtjes së rendit dhe
qetësisë publike, garantimit të lëvizjes së lirë, mbrojtjes së jetës së
qytetarëve pa dallim dhe mbrojtjen e pronës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …