Policia
e Kosovës ka dalë me një komunikatë për opinion, ku ka dhënë sqarimet për
veprimet e saj brenda Kuvendit të Kosovës. Policia e Kosovës si institucion i zbatimit
të ligjit, saktësohet në kumtesë, ka bërë planifikimet e nevojshme policore,
duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e
kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit
të Republikës së Kosovës. “Policia e Kosovës me zyrtarët e saj policor ka
filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku
gjatë kontrollit tek deputeti Ismajli janë gjetur në posedim dy (2) bombola
gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës. Zyrtarët policor bazuar në procedurat
ligjore të njëjtin e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor për
intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore, të cilat do të ndërmerren në
konsultim me prokurorin kompetent, ndërsa mjetet e dyshuara janë
konfiskuar në cilësi të provave materiale”, thuhet në komunikatë. Më tej thuhet
se me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, është kërkuar hyrja e personelit
të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve
ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë. Në lidhje me
gazin lotsjellës të hedhur në seancën e sotme, Policia e Kosovës ka paralajmëruar
se në bashkëpunim edhe me prokurorin përkatës do të ndërmarrë të gjitha
veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar.
Kontrolloni gjithashtu
David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën
Ish-analisti i mirënjohur në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …