Të dhënat preliminare të Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2024, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë një rritje të ndjeshme të moshës mesatare të popullsisë në Kosovë. Sipas këtyre të dhënave, mosha mesatare është rritur nga 29 në vitin 2011 në 35 vjeç këtë vit, një rritje prej afër 5 vitesh. Demografi Sami Behrami ka shprehur shqetësimin e tij mbi këtë trend, duke e cilësuar si një indikator negativ për të ardhmen e vendit. “Tregon lëvizje shumë të pafavorshme të kësaj komponente demografike. Ndërkohë, Kosova ende mban titullin e shtetit me popullsinë më të re në rajon. Megjithatë, rënia e natalitetit dhe emigrimi i moshave të reja janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në rritjen e moshës mesatare të popullsisë. “Faktori i parë është zvogëlimi i kontingjentit të lindjeve të grup-moshave të reja, favorizon rritjen e grup-moshave të vjetra. Gjithashtu një faktor shumë i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë trend të mos-shënimit demografik në Kosovë është edhe emigrimi i popullsisë”, tha Sami Behrami.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …