Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Kuvendi” i tij i mbledhur sot në stadiumin Air Albania i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të rishqyrtojnë vendimin për shpalljen e tij non grata. Berisha kërkon t’i rimarrë partinë kryetarit Lulzim Basha, të cilin e kishte emërtuar vetë në krye të partisë. “Ndaj dhe unë nisa betejën time po aq i vendosur, si 32 vjet më parë të bëj gjithçka për dinjitetin tim, në sallën e gjyqit dhe kam muaj dhe muaj që pres. Asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë. Për faktin e vetëm që nuk ekziston. Ftoj Amerikën ta rishqyrtojnë vendimin e saj sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Në një kohë kur propozohen dhe ndëshkohen trafikantë të markave të ndryshme, një trafikant tjetër dërgohet në Shtëpinë e Bardhë, kur kthehet për t’u vënë para drejtësisë procesi shpallet proces politik i diktaturës komuniste.
