Plakut, Abu Amxhad të Eufratit, rusët ia shfarosën krejt familjen, të cilën e varrosi vetë

Plakut, Abu Amxhad të Eufratit, rusët ia shfarosën krejt familjen, të cilën e varrosi vetë

Fle  tokë mbi ta, fli mbi këta shpirtra të pafajshëm…

( Një nga mijëra rrëfime të tmerrshme të luftës në Siri…)

 Duke recituar vargje këngësh popullore nga tradita, banorët e Eufratit vajtojnë  me dhembje më të dashurit e tyre.

Plaku,  Abu Amxhad fillon të rrëfejë se në Al Kurijah të provincës Dair al Zur, e cila ditën e shtunë ishte në shënjestër të sulmeve ajrore të Rusisë, janë vrarë mizorisht dhjetëra civilë, shumica syresh gra e fëmijë

Duke nxjerrë një ofshamë të thellë, me qëllim për të marrë pak forcë, Abu Amxhadi rrëfen: Në mëngjes kur u panë avionët, isha larg shtëpisë. Pastaj u dëgjua krisma e eksplodimit të parë. Në atë çast më lëshuan këmbët… të gjithë filluan të vrapojnë dhe unë doja ta ndaloja dikë e ta pyesja se ku goditën avionët, por të gjithë ishin të frikësuar e të habitur… pas pak dëgjuam edhe eksplodime të tjera të njëpasnjëshme. Ndërkohë erdhi automobili, i cili më dërgoi në vendin ku jetoj.  Shihja banorët duke vrapuar të tmerruar ndërsa vendin e kishte kapluar një shtresë e dendur e pluhurit. Asgjë nuk shihej… Pas pak fillova të dalloj pjesët e bëra copë-copë të bijve dhe nipave të mi, që ishin shpërndarë gjithandej. Ishte një pamje e pa përshkruar e tmerrit.

Njerëzia filluan të mbledhin copat e trupave të këputur e të shpërndarë ndërsa i dërgonin  në automobil ata që jepnin shenja jete.

Nuk kam arritur të bëj asgjë vetëm kam qëndruar si i ngujuar duke qarë nga tragjedia që më kishte kapluar. M’i kanë mbytur mizorisht bijtë dhe krejt familjet e tyre. Të gjithë tani janë nën këtë tokë.

Avionët rusë kanë bombarduar objektet e banimit, tregun, xhamitë. Eksplodimet ishin të tmerrshme të fuqishme dhe shkatërruese.

Për shkak të tragjedisë dhe numrit të madh të të vrarëve të rinjtë nga Al-Kurijah kanë filluar të hapin varrezën dhjetë metra të gjatë për t’i varrosur martirët e këtij bombardimi.

Plaku, Abu Amxhad ka  marrë pjesë në hapjen e varrezave. Me duar e veta ka lëshuar në dhe dy bijtë dhe nipat e tij, në vendin ku janë varrosur të vrarët e tjerë nga pasojat e bombardimit mbi banorët e  Al-Kurijahut, ku krahas dhjetëra të vrarëve shumë të tjerë kanë marrë edhe plagë të rënda. Kanë mbetur edhe shumë trupa të tjera nën rrënojat e ndërtesave të shembura e të shkatërruar nga bombardimet. Duke qenë se trupat janë copëtuar ka qenë e vështirë të identifikohen të gjithë të mbyturit… (Burimi: Al-Xhazira, përktheu A. Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …