Në maj të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një iniciativë kyçe për mbështetje në reformave dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Ky plan për periudhën 2024-2027 ka si qëllim ndihmën për vendet e Ballkanit Perëndimor me një fond prej 6 miliardë eurosh, duke përfshirë 2 miliardë euro si grante dhe 4 miliardë euro si kredi me kushte shumë të favorshme. Elementët kryesorë të planit të rritjes janë: Harmonizimi me BE-në, Reformat socio-ekonomike, kushtet për përfitim. Vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë i kanë dorëzuar agjendat e tyre të reformave Komisionit Evropian. Në rast se parakushtet e reformave nuk përmbushen, BE-ja rezervon të drejtën për të pezulluar disbursimin e fondeve. Kosova dhe Serbia, për të përfituar nga Plani i Rritjes, duhet të përmbushin një kusht shtesë që përfshin angazhimin në progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në zbatimin e plotë të Marrëveshjes për normalizimin dhe implementimin e marrëveshjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …