Plani prej 7 pikave i Vuçiqit për Kosovën ka marrë mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zaharova që tha se nisma e Beogradit për zgjidhjen e situatës në Kosovë është hapi i vetëm i mundshëm që duhet ndjekur. Ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara, mirëpresim synimin për të riparaqitur një kërkesë për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Zaharova në një konferencë në margjinat e Forumit të Grave Euroaziatike. Për Moskën vetëm vendosja e status quo-së, mund të ofrojë bazë për dialog të mëtejshëm të frytshëm. Zaharova insiston se duhet të shfuqizohen vendimet e qeverisë së Prishtinës, të cilat i cilëson si të njëanshme dhe të kundërligjshme, sikur janë; mbyllja e administratës serbe, e bankave, postave, zëvendësimin e serbëve në organet e vetëqeverisjes lokale dhe ndalimin e përdorimit të dinarit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …