Pas shumë përpjekjeve, më në fund po realizohet dokumenti i rëndësisë së veçantë, Plani Zhvillimor Komunal i Deçanit 2024-2032. Në fazën e diskutimit publik, ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit që të jenë aktiv me rekomandimet dhe sugjerimet e tyre, deri në finalizimin e plotë të këtij dokumenti tejet të rëndësishëm të qytetit të Deçanit.