OHTK

OHTK: PLANI PËR MASAT KUNDER VIRUSIT COVID-19 PËR TË GJITHA SHERBIMET HOTELIERE DHE TURISTIKE…

REFERENCË: 01/2020
DATA 19.08.2020
PËR/ZA/TO: BESART HAJREDINAJ, Këshilltarë për çështje ekonomike
CC: BESNIK TAHIRI, Zv. Kryemister i Republikës së Kosovës
PËRMES/PREKO/THROUGH: HYSEN SOGOJEVA, Kryetar i OHTK-së
NGA/OD/FROM: VISAR DEMOLLI, Drejtor Ekzekutiv i OHTK-së
TEMA/SUBJEKAT/SUBJECT: PLANIN PËR MASAT KUNDER VIRUSIT COVID-19 PËR TË GJITHA SHERBIMET HOTELIERE DHE TURISTIKE QË OFROJNË AKOMODIM, USHQIM DHE PIJE

 

Turizmi pa dyshim ka fituar rëndësi më të madhe në Kosovë gjatë viteve të fundit, jo vetëm si një mundësi për punësim, por edhe si mënyrë për të ndërtuar një imazh të shtetit më të ri në Evropë, pra Republika e Kosovës ndodhët në një fazë të rëndësishme kur duhet të orientohet agjenda zhvillimore drejtë integrimeve evropiane në të gjitha fushat, e veçmas të sektorit te Hotelerisë dhe Turizmit.

Oda e hotelerisë dhe turizmit te Kosovës po merret me hartimin e Strategjisë apo ma mire me thane planin e punës i cili kishte me ndikuar drejtperdrejt në “Përmirësimi i konkurueshmërisë dhe politikave te ketij sektori mjafte te resndesishem per ekonomine e vendit”, si dhe strategji ne kete kohe te Pandemise “ COVID 19 ”, ku kerkon nga organet qendrore qe këtij sektori ti mundësohet:

  • Zgjatjen se orarit përtej 22.30,
  • Ti mundësohet puna ne hapësirat e mbyllura,

Prandaj OHTK-ja propozon:

PLANIN PËR MASAT KUNDER VIRUSIT COVID-19 PËR TË GJITHA SHERBIMET HOTELIERE DHE TURISTIKE QË OFROJNË AKOMODIM, USHQIM DHE PIJE

Ky plan masash vlejnë për të gjithë ofertuesit e shërbimeve si Hotele dhe Restaurante, kafiteri etj

Të gjitha subjektet afariste në fjalë të respektojnë masat e shënuara më poshtë, masa këto të vendosura nga Qeveria, ministria e …..

RREGULLAT THEMELORE

  1. HIGJIENA:

I gjithë stafi i subjektit afarist të pastrojnë duart rregullisht të shmangin sa më shumë që të jetë e mundur prekjen e objekteve dhe sipërfaqeve;

Klientët duhet që të dezinfektojnë duart në hyrje të objektit;

Stafi duhet të pastroj duart para dhe pas shërbimit të tavolinës;

 

  1. GRUPET :

Subjekti afërisht është i obliguar që klientët te mos përzihen mes veti .Të mos ulën ma tepër se 4 persona ne tavolinë, përveç nëse janë anëtarë të të njëjtës bashkësi familjare.

Stafi kujdeset që klientët pasi të ulën në karrikat e tyre të mos i ndërrojnë më ato.

 

  1. DISTANCA:

Stafi dhe klientët duhët mbajnë mbajnë distancën prej 2 metrash, dhe po qe se kjo distance nuk mund te mbahet atëherë kontakti të jetë sa ma i pakët dhe sa ma i shkurtë

Tavolinat duhet te radhiten asi mënyre qe distanca mes tyre te jetë 2 metra , përjashtim në këtë rast bëjnë tavolinat e ndara në mënyrë fizike nga vet muri .

Distanca e tavolinave nuk është e domosdoshme atëherë kur mes tyre vendoset një ndarje ndarje kjo që duhet të jet sa paku 1.5 m nga dyshemeja në lartësi dhe të kaloj 70 cm qyshet e tavolinës nga secila anë , materialet thuajse mund të jenë të qfar do lloji si p.sh (metalike, plastike, druri , pëlhura të ndryshme, karton ).

– Distanca nga ulësja në ulësen mbrapa shpinës, jo ma shumë 1.5m

 

  1. PASTRIMI

Të pastrohen rregullisht sipërfaqet dhe në mënyrë adekuate veqanërisht kur ato preken,

Mbulesat duhet të ndërrohen pas çdo klienti dhe të pastrohen para çdo përdorimi, pra ne ketë rast preferohen mbulesat një përdorimesh,

Të pastrohen ose dezinfektohen në varësi nga përdorimi por së paku një herë në ditë dorëzat e dyerve , butonat e ashensorëve, mbajtëset e shkalleve, pjesët e karrikave që kapen me dorë , veglat e ndryshme të kuzhinës  .

Tualetet të pastrohen në varësi nga përdorimi por së paku 2 herë ne ditë dhe të mbahet një protokoll per pastrimin e tyre .

Koshat e mbeturinave të zbrazen disa herë në ditë

Rrobat e stafit ndërrohen për çdo ditë dhe lahen , nuk shkëmbehen ndërmjet stafit .

Objektet të ajrosen së paku 3 herë  në ditë nga 10 minuta po  qe se ekziston mundësia atëher të bëhet sa ma shpesh të jete e mundur .

Pra çdo veprim qe merret në lidhje me pastrimin të përdoren masa mbrojtëse një përdorimesh dhe pas kryerjes së veprimeve të hidhen .

 

  1. PERSONAT E NDJESHEM

Personat qe kane probleme të ndryshme shëndetësore por prapë duhet të punojnë atëher subjekti afarist është i obliguar që për ta të marr masa shtesë per sigurin e tyre në vendin e punës , të ndërrojë pozitat e tyre që te kane sa më pak kontakte me klient , dhe të ju mundësoj zhvillim sa ma normal të punës .

 

  1. PERSONAT E PREKUR ME COVID-19 NE VENDIN E PUNËS

Në rast se ndonjë nga stafi preket në vendin e punës atëhere, menjëher  te lajmërohen organet kompetente dhe personi në fjalë te dergohet në vetë izolim  dhe të respektoj urdhëresat e organeve gjegjëse .

 

  1. SITUATA SPECIFIKE GJAT PUNËS

Maska në varësi nga përdorimi  të ndërrohen çdo 4 orë

Dorëzat të ndërrohen çdo orë dhe të hidhen në kosha të mbyllur pas çdo përdorimi

Subjekti afarist të largojë  dhe të mënjanoj gjësendet qe kane mundësi të shkëmbehen nga klientët .

Subjektet afariste sa ma shume të kufizojnë  lëvizjet e klientëve , p.sh Bufetë e vete shërbimit të shndërrohen në Bufe të shërbimit.

 

  1. INFORMIMI

Të punësuarit dhe klientit të jene mire të informuar për te gjitha masat e marra ,të punësuarit kujdesen që këto masa të zbatohen me përpikëri

Subjekti vendos shenjë informuese në hyrje të objekteve vëmendja të tërhiqet në veçanti për mbajtjen e distancës dhe mos përzierjes mes grupeve

Subjekti në mënyrë të rregullt informon të punësuarit për masat e  shëndetit dhe të sigurisë gjatë kontaktit më klientët

Stafi të trajnohet për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse (p.sh Maskave, Mbrojtësve të fytyrës,rrogave mbrojtëse etj ).

Stafi informon klientët qe pagesat preferohet të behen në mënyra alternative pra jo para kesh.

 

  1. MENAXHMENTI

Implementimi i masave të ngrihen ne nivel menaxhmenti, me qëllim respektimin dhe përshtatjen e tyre në mënyrë sa ma efektive të mundshme.

Menaxhmenti të përkujdesët per pikat dezinfektuese kontrollimin e tyre brenda dhe jashtë objektit , të përkujdesët qe ato përherë të jen të mbushura me produktet si sapun,dezinfektues .

Të siguroj  produktet dezinfektuese,

Të punësuarve të ju kërkohet në mënyrë kofidenciale të paraqesin nëse janë pjesë e grupit të personave me rrezikshmëri të lartë .

Menaxhmenti të siguroj qe të punësuarit të bëjnë pauza në intervale më të shkurta kohore.

Personi përgjegjës në ndërmarrje të kontrollon zbatimin dhe mbarëvajtjen e masave .

Orari i punës të jetë 7.00 – 24.00

  1. TË DHËNAT PERSONALE  ( VLENË PER KONFERENCA )

Subjekti afarist regjistron detajet e kontaktit të klientëve në mënyrë që në të ardhmen të jet i mundshëm gjurmimi i  një zinxhiri të mundshëm infeksioni .

Te dhënat e kërkuara nga organet kompetente duhet të jenë plotësisht konfidenciale

Subjekti afarist duhet të jete në gjendje që prej një afati 14 ditësh të paraqes se cili punonjës ka shërbyer tavolinat dhe klientët e caktuar .

 

  1. INSTITUCIONET QENDRORE, ATO LOKALE DHE INSPEKTORIATI TE KERKOJNE MA TEPER ZBATIMIN E MASAVE

OHTK-ja është kategorik për zbatimin e masave të parapara për Virusin Covid 19.

 

KY DOKUMENT JU ESHTE SPJEGUAR TE GJITHË PUNONJESVE

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …