PLATFORMA DIGJITALE PËR PARTICIPIM PUBLIK

Komuna e Junikut me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Kosovë, implementuar nga kompania APPDEC lanson Platformën Digjitale për Participim Publik, të premten më datë 24 Janar 2020, me fillim në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Junikut. Platforma Digjitale për Participim Publik është ueb adresë në internet që shërben për komunikim në mënyre interaktive dhe transparente në mes banorëve të komunës dhe zyrtarëve komunal, përmes së cilës do të keni mundësi të bëni propozime, duke regjistruar ide apo rekomandime për lagjen apo komunën ku jetoni. Përmes kësaj platforme, banorët e komunës së Junikut, mund të bëjnë propozime duke regjistruar një ide apo rekomandim për lagjen ku jeton, si dhe mund të voton apo shpreh pikëpamjet për planet apo projektet e komunës apo të banorëve tjerë. Një Regjistrim përveç përshkrimit mund të përmbaj foto, video dhe dokumente.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …