Platforma për finalizimin e dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin Qeveria e Kosovës, e ka miratuar dhe e ka dërguar në Kuvend, e autorizon kryetarin, Hashim Thaçi, udhëheqës të delegacionit negociator. në bisedimet për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve, të dala nga lufta e vitit 1998-1999. Delegacioni i Kosovës, sipas kësaj platforme, do të përbëhet edhe nga një përfaqësues nga të gjitha partitë politike. Dokumenti, i siguruar nga Radio Evropa e Lirë, thekson se dialogu duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjore ndërkombëtare përmes së cilës duhet të bëhet njohja reciproke e Kosovës dhe e Serbisë. E më pas, marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …