Plazhet e Shqipërisë i vizituan rreth një milion e 360 mijë turistë, 45 për qind më shumë sesa në qershor të vitit të kaluar. Shqipërinë deri tani e vizituan gjithsej një milion e 360 mijë turistë, ose 45 për qind më shumë se qershori i vitit të kaluar. 880 mijë nga ta ishin turistë të huaj, si gjermanë, polakë etj., shkruan Euronews Albania. Këta të fundit erdhën kryesisht në gjysmën e dytë të muajit, për të pushuar në Shqipëri. Pjesa më e madhe qëndruan në bregdet, por nuk munguan as vizitorët e maleve dhe qyteteve. Në 6 muajt e parë të vitit numri i të huajve që erdhën në vend ishte 2.5 milionë, me rritje 50 për qind, në krahasim me vitin 2021. Më këto shifra, pritshmëritë që ky të jetë një vit më i mirë turistik për Shqipërinë po bëhen edhe më konkrete, pasi në krahasim me vitin 2019 numri i vizitorëve është tejkaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …