Agjencia Tanjug bën të ditur se Partia Liberale Demokratike e Serbisë, e cila udhëhiqet nga politikani i reformuar serb, Çedomir Jovanoviq, konsideron se ministri i Jashtëm Serbisë, Ivica Daçiq, dikur zëdhënës i Milosheviqit, tani është kthyer në një zëdhënës të interesave të Rusisë në Serbi. Ai po përdorë çdo mundësi që zyrtarëve të lartë në Kremlin t’ iu bëjë me dije se po i plotëson interesat e Rusisë si gjithnjë në kurriz të Serbisë. Daçiq po bën përpjekje që Serbinë ta kthejë në një Republikë autonome të Rusisë. Ai duhet ta bëjë të qartë pozicionin e tij se është ministër i Jashtëm i Serbisë, apo ambasador i Rusisë në Serbi, kanë pyetur zyrtarët e Partisë Liberale Demokratike e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …