Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka deklaruar se operacioni i Ushtrisë Atdhetare të Kroacisë i quajtur, “Stuhia”, në vitin 1995 kundër forcave serbe kishte shënuar një kthesë të fortë lidhur me marrëdhëniet me Bosnjën e Hercegovinën. Ai operacion ka parandaluar krimet masive si ato që kishin kryer serbët në Srebrenicë dhe falë atij aksioni vendimtar u thirr edhe Marrëveshja e Dejtonit. Këto komente ai i bëri me rastin e vënies së kurorës në varrezat “Mirogoj” të Zabrebit. Kundër këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili thotë se gjatë aksionit ishin përzënë 250.000 serbë dhe disa qindra ishin vrarë, ndërsa deklaratat e kryeministri Plenkoviq i konsideron histeri antiserbe, që nuk i kontribuon marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …