Kryetari i Odës së mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se duhet të merren masa ndaj stafit shëndetësor që refuzojnë të marrin vaksinën kundër virusit korona. Ndërsa, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, tha se vaksinimi i detyrueshëm është cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut. Përballja me një valë të re është e paevitueshme, mirëpo se sa do të jetë e përballueshme për sistemin shëndetësor varet se sa qytetarë e kanë kaluar Covidin-19, kështu ka thënë kryetari i Odës së mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu. “Përballja me valë të reja është e paevitueshme. Se sa do të jetë e përballueshme për sistemin tonë shëndetësor është pikëpyetje sepse nuk jemi të sigurt se sa prej qytetarëve e kanë kaluar infeksionin. Nëse ndodh mbyllja ne e mbyllim veten jo Qeveria. Vetëm mos disiplina e institucioneve tona t’u i përfshirë bizneset sidomos gastronomisë. Sepse shohim çdo ditë që masat nuk po respektohen. Mbylljen do ta bëjmë vet. Edhe ky numë ri të vaksinuarve tregon shumë për disiplinën tonë, tha Pleurat Sejdiu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …