Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, veprimtari i mirënjohur, Pleurat Sejdiu, ka drejtuar kritika të ashpra drejtuar qeverisjes së Albin Kurtit, veçanërisht për qasjen ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Ai deklaroi se kjo qeveri ka sjellë përkeqësim të raporteve me aleatët dhe degradim të arritjeve në Kosovë. “Shihet acarimi dhe sulmet ndaj partive joqeveritare, si dhe degradimi i çdo gjëje që është ndërtuar në Kosovë. Acarimi maksimal me ndërkombëtarët e bën Kosovën jofunksionale,” tha ai. Ai gjithashtu argumentoi se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është alternativa më e mirë për të stabilizuar vendin, duke theksuar krizën ekonomike si një nga problemet kryesore që kërkon zgjidhje urgjente.
Kontrolloni gjithashtu
Donika Schwarz duke e dështuar diplomacinë e bashkë me Kurtin duke e vënë vendin edhe nën sanksione, merret me fyerje
Minister-zeza Donika Schwarz, në fushatën e saj si kandidate për deputete në listën e Lëvizjes …