Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu, njëri nga mjekët më të dalluar, atdhetar dhe veprimtar i mirënjohur, garon për deputet, në listën e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025. Kjo listë, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin. Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe Pleurat Sejdiu, njëri nga mjekët më të mirë në vend dhe veprimtar i dalluar. Ai është njëri nga themeluesit e PDK-së, si dhe pos punës në profesionin e tij si mjek kirurg – ortoped brenda dhe jashtë vendit, ka mbartur shumë funksione të rëndësishme në skenën publike si; Përfaqësues Diplomatik i UÇK-së në Shtabin e Përgjithshëm,  Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, në Qeverinë  e Përkohshme e Kosovës; Bashkë- drejtues i Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në  Strukturat e Përbashkëta të Përkohshme Administrative; Sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë; Drejtor për Trajnime, Komunikim dhe Informim, në Zyrën  e Kryeministrit, Drejtor – Departamenti për Strategji dhe Koordinim, Kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës dhe në shumë funksione të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …