Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se për pesë vjet janë larguar nga Kosova mbi 550 ekipe mjekësore. Ai ka deklaruar me këtë rast se për katër vjet e më shumë prej kur po e monitorojmë këtë lëvizje, diku rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës. Jashtë vendit më së shumti kanë ikur anesteziologë. Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se kjo ka ndikuar në listën e pritjes dhe kjo gjendje ka rritur pakënaqësitë e pacientëve. Edhe kjo varet prej sektorëve. Më të goditurit ka qenë edhe sektori i kirurgjisë, ku një numër i anesteziologëve ka shkuar dhe automatikisht është reduktuar puna në salla. Kjo ka bërë që të rritet lista e pritjeve, dhe ka shtuar pakënaqësitë e pacientëve, ka thënë mes tjerash, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.
