leoni

Plotësohet vendimi Qeverisë për emërimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve Politikë

Plotësohet vendimi Qeverisë për emërimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve Politikë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka marrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve dhe të ish të Përndjekurve Politikë, me të cilin pas pikës 1 të vendimit, shtohen pikat për emërimin e Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë (‘’Sekretaria’’), në këtë përbërje:

  1. Shefik Sadiku, udhëheqës i sekretarisë;
  1. Naime Sherifi, zyrtare;
  1. Myzafer Lika, zyrtare;
  1. Faik Ajeti, zyrtar.

Ky plotësim dhe ndryshim i vendimit është miratuar me qëllim të ofrimit të mbështetjes teknike dhe administrative për Komisionin dhe me qëllim të mbarëvajtjes së punës në Komision.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …