Po asfaltohet rruga Gjylekar – Stubëll e Poshtme

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Gjylekar- Stubëll e Poshtme. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar punimet në asfaltimin e kësaj rruge. Aty ata janë pritur nga banorët e të dy lokaliteteve, të cilët e falënderuan Kryetarin Haliti për asfaltimin e kësaj rruge e cila sipas tyre do të jetë i një rëndësie të veçantë. Kurse disa banorë nga fshati Stubëll e Poshtme, theksuan se me këtë projekt përveç se ata do të kenë qasje në pronat e tyre do të krijohen parakushtet që ky fshat të mbushët përsëri me banorë. Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti shtoj se qeverisja komunale e Vitisë, ashtu siç ka premtuar po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta nëpër të gjitha lokalitetet e kësaj komune. Ndërkaq lidhur me këtë rrugë potencoi se tani banorët do të kenë qasje më të lehtë në parcelat e tyre. Ai theksoj se Komuna e Vitisë, me partnerët e saj do të investoj në të gjitha lokalitetet e kësaj komune me qëllimin më të mirë për siç tha ai për përmirësimin e jetës së qytetarëve vitias. Përndryshe ky projekt është financuar nga buxheti komunal i Vitisë dhe atë në kuadër të listës për investime kapitale për vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …