Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që po bëhen në asfaltimin e degëzimit të rrugës “Murtez Syla”, rrugë kjo që lidhë në mes veti fshatrat Buzovikë dhe Beguncë. Me këtë rast ai aty është mirëpritur edhe nga disa banorë të cilët e falënderuan atë për asfaltimin e kësaj rruge. Sipas tyre ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane. Kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve jetike për qytetarët e saj duke shtuar se me këtë projekt banorët do ta kenë më të lehtë lëvizjen e lirë dhe qasjen në pronat e tyre. Përndryshe kjo rrugë lidhët edhe me rrugën e njohur në popull me emrin “Kroi i ftohtë”.