Lajme të konfirmuara zyrtarisht bëjnë të ditur se që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm, banorët e fshatit Mushtisht të Therandës kanë bllokuar rrugët kryesore të këtij fshati, pas paralajmërimeve se atje sot do të qëndrojnë për vizitë serbët e ikur nga ky fshat gjatë luftës. Në Mushtisht banorët kishin bllokuar rrugën kryesore të fshatit për të penguar ardhjen e paralajmëruar të serbëve nga ky fshat, të cilët në citin 1999 kishin vrarë e masakruar fqinjët e tyre shqiptarë. Rruga e bllokuar çon drejt qendrës së fshatit dhe nëpër të mund të vinë për vizitë ish-banorët serbë të larguar pas luftës. Banorët me flamuj kuq e zi u nisën nga qendra e fshatit, por më pas u përballën me një kordon policor. Policia u kërkoi të mbledhurve të lirojnë rrugën, por ata marshuan duke thyer këtë kordon. Aktualisht policia ka krijuar një kordon tjetër, ndërsa banorët po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë. Në Mushtisht ka ardhur edhe Njësia Speciale e Policisë me pajisjet për intervenim dhe është vendosur disa metra larg protestuesve. Ndërkohë bëhet e ditur se kanë intervenuar forcat policore, në përpjekje për të larguar protestuesit shqiptarë dhe për t iu lejuar serbëve të hyjnë në fshat të cilët kanë arritur me autobusë dhe me sigurim të policisë së Kosovës. Si pasojë e përleshjes mes protestuesve e forcave policore, mësohet se ka disa të arrestuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …