Drejtoria Komunale për Arsim në komunën e Rahovecit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe QKMF-në, njofton se këto ditë po bëhet dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i hapësirave të brendshme dhe të jashtme të objekteve arsimore të komunës së Rahovecit. Kjo është një masë kujdesi dhe parandalimi për të siguruar një mjedis të pastër dhe të sigurt për nxënësit tanë!