Fjala përbuzëse e poshtëruese, “matrapaz” ka hyrë vonë në fjalorin e politikanëve tanë, por nuk ka hyrë me kuptimin e vërtetë, jo në kuptimin, që i ka dhënë, Ali Asllani, por me kuptimin e punës së tregtarit, që blen lirë e shet shtrenjtë, ashtu sikur shpjegohet në “Fjalorin e Gjuhës Shqipe”. Realisht, kjo fjalë nuk është studiuar në etimologji, sepse togfjalëshi, “mader ba-az” është fjalë e përbërë e gjuhës persiane, e cila ka kuptim të njeriut që shet nënën e vet. ( Orhan Hanxherliogllu, novela “peshq të mëdhenj f. 87.). Kuptimi i fjalës është shumë stigmatizues dhe i shkon për shtati atyre që shesin, jo vetëm nënën e vet. por edhe atdheun. A thua ende nuk dihet se kush e ka shitur atdheun, kush e ka mbrojtur me aq sa ka pasur e ka mundur, kush ka derdhur gjak, kush ku ka qëndruar në frontet e luftës kur është përgjakur Kosova, e kush ka bërë kokrrën e qejfit në hotelet e Shkupit, Tetovës, Tiranës e gjithandej nëpër qytetet e Evropës, në plazhet e Italisë, kur Kosova digjej e këta kriheshin e pispilloseshin…
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …