leoni

Jens Stoltenberg

Po e shohim një botë më të paparashikueshme e të pasigurt, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “po e shohim një botë më të paparashikueshme dhe më të pasigurt”. Duke folur në Qendrën për Studime Strategjike në Universitetin Viktoria të Zelandës së Re, ai tha se së bashku me konkurrencën midis fuqive të mëdha, terrorizmi dhe siguria në internet janë sfidat e tjera kryesore me të cilat përballet NATO-ja. Stoltenberg gjatë fjalimit fajësoi Rusinë për shkeljen e traktatit të vitit 1987 për armët bërthamore, duke vendosur raketa të reja, një pretendim, të cilat  Moska e mohon. Rusia ka thënë se Shtetet e Bashkuara braktisën paktin, në mënyrë që të fillojnë një garë të re për armët.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …