Po mbahet punëtoria e radhës në kuadër të projektit “Kontrata Sociale”

Në kuadër të projektit të USAID-it “Kontrata Sociale”, ku Vitia është pjesë e saj, po mbahet punëtoria e radhës  me zyrtarë komunal nga kjo komunë por edhe  me qytetarë vitias. I pranishëm në hapje të punëtorisë ishte edhe kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti  dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi. Me këtë rast një fjalë në hyre të punëtorisë e mbajti kryetari Haliti, i cili foli për rëndësinë e Kontratave Sociale. “Jam i lumtur qe sot marrë pjesë në punëtorinë e përbashkët të zyrtarëve të komunës së Vitisë dhe qytetarëve, me këtë rast bashkërisht do të hartojmë Kontratën Sociale për komunën tonë, i cili dokument do të na shërbeje që bashkërisht t’i përmbushim zotimet tona, me qëllimin më të mirë, për te avancuar praktikat e pjesëmarrjes së qytetarëve në komunën tonë”, u shpreh kryetari Haliti. Gjithashtu ai bëri me dije se komuna e Vitisë,  do të  bashkëfinancoj me 20% të vlerës së përgjithshme të bashkefinancimit me fondet e USAID ku projektet e përzgjedhura nga qytetarët do të implementohen bashkërisht për periudhën e ardhshme. Ndërkaq si përfaqësuese e grupeve të komuniteteve ka folur Dr. Gentiana Ferati. Përndryshe kjo punëtori do ka filluar sot he pritet të përfundoj me 7 shkurt.

 

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …