Po mbahet punëtoria për qeverisjen e përgjegjshme gjinore në nivel lokal, komuna e Vitisë merret si shembull nga OSBE-ja

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka nisur sot punimet e një punëtorie me temën “Qeverisja e Përgjegjshme Gjinore në Nivel Lokal – Praktikat e Mira dhe Sfidat”, e cila ka si qëllim promovimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e qeverisjes në nivelin lokal. Gjatë kësaj ngjarje pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me praktikat e mira të zbatuara nga komuna e Vitisë, të cilat u prezantuan nga zv.kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu.

Ai tha se për këtë komunë, qeverisja e përgjegjshme gjinore është një temë shumë e rëndësishme.

“Sot po diskutojmë për një temë mjaft të rëndësishme, qeverisjen e përgjegjshme gjinore, e cila përbën një qeverisje të drejtë dhe të përgjegjshme në mënyrë që të gjithë qytetarët e komunës ta ndjejnë veten të barabartë dhe të ofrohen shërbime të barabarta komunale për të gjithë qytetarët. Sa i përket progresit të arritur në avancimin e barazisë gjinore në Komunën e Vitisë, është shënuar përmirësim i dukshëm i pozitës së grave, duke filluar nga pozitat vendimmarrëse, si në organet përfaqësuese ashtu edhe në ato ekzekutive”, u shpreh zv. kryetari Aliu .

Ai tha se kjo komunë gjithnjë ka qenë e përkushtuar për avancimin e barazisë gjinore, dhe për këtë hartojmë rregullisht politika të reja komunale. Përndryshe në këtë punëtori dy ditore po merre pjesë zyrtarja për barazi gjinore në Viti, Ibadete Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim Kryetarin e posazgjedhur të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Ferizaj, Afrim Mehmeti

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim kryetarin e posazgjedhur …