Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e caktimit të masës së sigurisë ndaj dy deputeteve të Vetëvendosjes. Donika Kadaj-Bujupi e Aida Dërguti janë dërguar në gjykatë për seancën e caktimit të masës së sigurisë. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar arrest shtëpiak për dy deputetet e arrestuara dje nën dyshimet për armëmbajtje pa leje. Sipas prokurorisë Donika Kadaj-Bujupit dje i është gjetur sprej, ndërsa Aida Dërgutit gaz lotsjellës. Gjykata ka ndaluar filmimin dhe fotografimin e deputeteve, ndërsa seanca për caktimin e masës së sigurisë është duke u zhvilluar. Donika Kadaj-Bujupi u arrestua dje derisa po priste të hynte në seancën e kuvendit, ku njëra nga pikat e rendit të ditës ishte ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Edhe Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka thënë për mediet se Donika Kadaj-Bujupit iu gjet gjatë kontrollit në hyrje një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë njëlloj spreji. Po dje ishte arrestuar edhe nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …