Kryetari i Amerikës, Donald Trump, pas një takimi, prej 45 minutash, me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Sentosa të Singaporit ka deklaruar se bisedimet për çarmatosjen e Gadishullit Korean nga armët bërthamore, parashihet të kenë sukses të jashtëzakonshëm. I pyetur nga gazetarët se si ndjehet për takimin e cilësuar si historik, Trump tha se ndihet mirë dhe se të ketë diskutime që do të kurorëzohen me sukses.
Kryetari i Koresë së Veiut, Kim Jong Un tha se nuk ka qenë e lehtë të arrihet deri te këto bisedime. Në të kaluarën, praktikat e vjetra dhe paragjykimet punuan kundër nesh dhe vendosën shumë pengesa në rrugën tonë, por i mposhtëm të gjitha dhe ja ku jemi sot”, tha Kim. Dy liderët po i vazhdojnë bisedimet dypalëshe bashkë me stafin e tyre. Ky takim pritet të zgjasë disa orë dhe të përfshijë një drekë pune. Është ky takimi i parë midis një presidenti amerikan dhe homologut të tij verikorean.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se takimi i parë nuk pritet të sjellë ndonjë arritje të madhe dhe shtoi se ai duhet të shërbejë si kornizë për “punën e vështirë që do të pasojë”. Pompeo tha se Koreja e Veriut duhet të arrijë denuklearizim të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm dhe se sanksionet nuk do t’i hiqen derisa kjo të mos ndodhë. (REL)