Aktivitetet për Ditën e Dëshmorëve në Ferizaj kanë filluar me një “Turnir Memorial në Futsall” të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj dhe Komuna e Ferizajt.
Hapjen zyrtare të këtij turniri memorial e ka bërë drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati – Shabani. Ajo këtë turnir e ka cilësuar si të një rendësi shumë të madhe.
“ Turniri memorial në Ferizaj është një ngjarje që nderon Dëshmorët e Kombit, duke frymëzuar të rinjtë të ndjekin shembujt e guximit dhe sakrificës”, ka thënë me këtë rast znj. Murati-Shabani.
Ndeshjet në Futsall po të mbahen në palestrën e sporteve “Bill Klinton”.
Rezultatet e ndeshjeve të xhiros se parë
OVL UÇK – KRU Bifurkacioni 1:0
Gjykata – Bashkësia Islame 4:1
FSK – Mediat 3:0
USHAF – Komuna (1) 2:1
Komuna (2) – Shëndetësia 0:1
Policia – TEB Bank 5:6 (penallti)
7. Avokatët – Raiffeisen/Ujqit 2:1
8. Zjarrfikësit – Profat 0:5
9. Posta/Vala – KRM Pastërtia 3:4 (penallti)
Në çerekfinale takohen:
Profat – KRM Pastërtia
OVL UÇK – Gjykata
Shëndetësia – TEB Bank
FSK – USHAF
Avokatët – Fituesi i ndeshjes Profat/KRM Pastërtia