Po pastrohen mbeturinat që sollën vërshimet

Kompania Regjionale për Mbeturina “Eko Regjioni” nga Suhareka, që në orët e hershme të mëngjesit ka filluar punën me pastrimin e mbeturinave që kanë sjellë ujërat e shiut që ra më herët. Kjo Kompani po pastron fillimisht rrugën kryesore të qytetit për të vazhduar më pastaj edhe rrugët tjera lokale, aty ku ka nevojë. Menaxheri i kësaj Kompanie Tahir Kolgeci, së bashku me punëtorë është pjesë e këtij pastrimi duke u munduar që sa më shpejt të krijoj një ambient të mirë dhe lëvizje të lehtë për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …