Ekspertët e bujqësisë në Komunën e Suharekës kanë dalë në teren për të inspektuar montimin e serrës së dytë me sipërfaqe prej 5 ari, e cila është montuar në qytetin e Suharekës. E pranishme së bashku me ekspertët ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila tha se ndihet e lumtur që këto serra po shkojnë në familjet që e meritojnë dhe që njëmendë duan të punojë.