leoni

Po përmbushet edhe një premtim tjetër i Qeverisjes Nura

Po përmbushet edhe një premtim tjetër i Qeverisjes Nura, dhe fjala është për projektin e ndërtimit të rrugës Syriganë – Bjeshkët e Syriganës, në kuadër të të cilit do të asfaltohet rruga në gjatësi 3,250 metra. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Ylber Morina, kanë vizituar rrugën, ndërsa janë takuar edhe me banorët vendës. Realizimi i projektit vlerësohet si hap pozitiv edhe për zhvillimin e turizmit malor. Ky projekt, përveç asfaltimit të rrugës në fjalë, parasheh edhe asfaltimin e degëzimeve dhe rrugëve tjera.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …