Po punohet me përkushtim të shtuar në hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të  Turizmit për Komunën e Ferizajt 2022-2026

Këtë të martë është mbajtur takimi i dytë i grupit punues për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit për Komunën e Ferizajt 2022-2026. Pjesë e këtij takimi ishte edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu. Ai me këtë rast e ka vlerësuar tejet lart hartimin e kësaj strategjie me vet faktin se një gjë e tillë po bëhet për herë të parë në qytetin e Ferizajt, por edhe në nivel vendi. Ai po ashtu ka thënë se Ferizaj është njëri ndër vendet me të zhvilluara në vend, ndërsa ka theksuar se hartimi i kësaj strategjie është dashur të bëhet qysh më parë. Ndërsa, drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, ka thënë se grupi punues po punon me përkushtim mjaft të madh, ndërkaq ka përmendur edhe realizmin e shumë vizitave, ku janë marr edhe shumë rekomandime të ndryshme. Në realizimin e hartimit të kësaj strategjie kontribut të veçante po japin edhe drejtuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit. Me këtë rast kryetari i kësaj ode Hysen Sogojeva, është shprehur se është hera e parë që një komunën në Kosovë, harton strategji me një grup të tillë punues. Në këtë grup ka profesionistë të të gjithë fushave që i takojnë hotelerisë dhe turizmit. Këtë iniciativë për hartimin e kësaj strategjie e ka përkrahur edhe Jeton Rexha ekspert i jashtëm për aplikime ne Fondet e BE-se. Në këtë punëtori u tha se hartimi i Strategjisë se Truizmit pritet të behët brenda 4 muajve të ardhshëm me ç’rast do të involvohen edhe akterë të tjerë. Vlen të ceket se kjo strategji po punohet pa asnjë kosto financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …