Po punohet në realizimin e projektit të rrugës Dardani-Zllatar

Në fshatin Zllatar të komunës së Ferizaj, po punohet me intezitet  të shtuar në rregullimin e rrugës që qon në drejtim të fshatit Dardani, por edhe në intervenimin e rrjetit të kanalizimit.

Për të parë nga afër këto punime doli edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Savrqa së bashku me drejtorë të drejtorive komunale, por edhe me përfaqësuesit e këtyre fshatrave. Kryetari Svarqa këtë projekt e ka vlerësuar tejet lart, ndërkaq tha  se edhe në këtë rrugë po punohet me standardet që po realizohen në të gjitha rrugët e qyteteve por edhe fshatrave.

“Rruga Zllatar- Dardani ka një gjatësi  mbi 3 kilometra dhe me një gjerësi prej gjashtë metra,  janë këto standarde që po aplikohen  edhe në viset rurale. Në fshatin Zllatar po punohet edhe në realizimin e rrjetit të kanalizimit sepse banorët kanë pasur problem edhe me rrjet të ujësjellësit  pikërisht nga ujërat e zeza”, ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar banorët e këtij fshatit për kontributin e tyre që po japin edhe në lirimin e pronave të tyre private vetëm e vetëm që të bëhet rregullimi i rrugës.

“Ky është një shembull jashtëzakonisht  shumë i mirë,  të cilin duhet ndjekur edhe qytetarët e tjerë. Unë  i inkurajojë edhe qytetarët e tjerë që të ndjekin këtë gjë,  sepse një numër i konsiderueshëm i projekteve nuk mund të realizohen  për shkak të mundësisë se zgjidhjes së kësaj çështje”, është shprehur kryetari Svarqa.

Këto projekte që po realizohen i ka vlerësuar lartë edhe deputeti i kësaj ane Xhevat Sallahu, njëherësh përfaqësues i fshatit Zllatar.

“Kjo rrugë do të jetë shembull për banorët,  sepse vetëm banorët e lagjes Topallë kanë liruar rreth një hektarë tokë private për zgjerimin e kësaj rrugë ku mund ta jepet një shembull edhe për të gjithë banorët e tjerë. Ka pasur qytetarë që kanë rrënuar edhe shtëpitë e tyre vetëm e vetëm që të bëhet rregullimi i rrugës ”, ka thënë Sallahu.

Edhe Elhami Karaliti banorë i fshatit Zllatar ka vlerësuar tejet lartë realizmin e këtyre projekteve në fshatin e tyre.

U bë e ditur se rreth 300 mijë euro është vlera e investimeve që po realizohen në fshatin Zllatar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …