Parat e tatimpaguesve të komunës së Deçanit po kthehen në investime komunale. Të mërkurën kanë nisur punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore të qytetit ,,Luan Haradinaj’’. Trotuari në gjatësi 600 metra është investim i komunës së Deçanit. Ushtruesi i Kryetarit të komunës së Deçanit Sami Cacaj nga afër bëri inspektimin e punimeve më bashkëpunëtorë. Cacaj është shprehur shumë i kënaqur me punimet që po bëhen në trotuare të qytetit të Deçanit, duke theksuar se investimet që janë bërë në infrastrukturën e Deçanit viteve të fundit, e kanë ndërruar pamjen e qytetit, me investime te tilla do të vazhdohet edhe në të ardhmen tha Cacaj duke shtuar se këto trotuare janë dëmtuar gjatë punimit të kanalizimit të ujerave të zeza dhe është dash që të përfundohen sa më shpejt, mbase kanë shkaktuar problem në qarkullimin e qytetarëve.