Me iniciativën e komunitetit dhe mbështetjen e Komunës së Ferizajt, është gati në përfundim sheshi në fshatin Gaçkë, i cili ditëve të ardhshme do të kompletohet në tërësi me ndriçimin publik dhe nevojat tjera të rregullimit.
Me shtigje të ecjes, hapësira të gjelbëruara, pushimoret e këndet e përshtatshme për rekreacion dhe pushim, banorët e Gaçkës së shpejti do ta shijojnë një vepër të bukur publike.